Kuvendi nuk i merr mandatin Nikolla Gruevskit

0
6
Pro votuan 58 deputet, ndërsa kundër marrjes së mandatit ishin 29 deputetë të VMRO-së.

Në seancën e sotme kuvendore ku si pikë e parë të rendit të ditës ishte marrja e mandatit deputetit Nikolla Gruevski, asnjëri nga deputetët nuk u paraqit për fjalë, kështu që propozimi i Komisionit për Çështje të Mandati dhe Imunitetit kaloi menjëherë në votim.

Pro votuan 58 deputet, ndërsa kundër marrjes së mandatit ishin 29 deputetë të VMRO-së.

Përveç deputetëve të LSDM-së, pro marrjes së mandatit deputetit Gruevski votuan edhe Ali Ahmeti dhe Artan Grubi nga BDI të cilët ishin prezent në seancë gjatë aktit të votimit.

Ndërkohë që deputetë e përjashtuar kohë më parë nga VMRO-DPMNE-ja nuk morën pjesë në seancë.

Mandati deputetit mund ti merret me 2/3 e votave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here