Limaj: Të gjitha vendet e rajonit ta kuptojnë se duhet të sillen te barabarta me Kosovën

0
9
Fatmir Limaj ka kërkuar nga Bosnja dhe Serbia të sillen të barabarta ndaj Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka kërkuar nga Bosnja dhe Serbia të sillen të barabarta ndaj Kosovës.

Ai reagoi pas caktimit të tarifës së re prej 10 për qind në mallrat e importuara nga Bosnja dhe Serbia.

“Krijimi i një ode të përbashkët është një hap i rëndesishëm për dy shtetet. Qevera e Kosovës besoj sikur qeveritë e tjera duhet të vazhdojdhe ta fuqizoj partneritetin me subjektet tona ekonomike ashtu siq është oda , vedni ku mbledh bizneset dhe te gjith akterët në funksion të zhvillimit. Besoj që sugjerimet dhe angzhimet e odës eshte një burim i informacioneve të kërkesave të bizneseve dhr besoj që aty ku merr pjesë oda do të kemi Ligje edhe më të mira”, u shpreh Limaj.

“Më 26 nëntor ne do të jemi të gatshëm ta nënshkruajmë Odën. Ne e dijmë që kemi probleme të bashkëpunimit Kosovë Shqipëri dhe nuk jemi të kënaqur sepse kemi probleme të cilat rëndojnë aktivitetin ekonomik. Ne po presim pëprgjigje nga qeveria e Tiranës”, shtoi ai.

Limaj ka thënë se taksa rrugore paraqet pengesë për aktivitetin ekonomik.

“Taksa rrugore është njera nga pengesat e cila dëmton aktivitetin ekonomik pra dëmton prodhuesit e rë dyja vendeve. Kërkesa jonë ka qenë që qeveria shqiptare ta gjejë modalitetin që ta zvritë atë taksë. Kemi marrë një zotim mundëm me thanë qe ata shpejt do të dalin me një raport dhe ti përgjigjen shqetësimin tonë. Në tre muajt e ardhshëm presim që ta kemi një raport dhe pastaj të shohim cka mund të behet. Problemi me certifikatat fitosanitare dhe ne jemi duke përgatitur një listë me licenct të cilat duhet të njihen. Një licencë që lëshohet në Prishtinë ato të njihen dhe anastjelltas”, theksoi Limaj.

“Kosova është e gatshme të shkojë deri në fund bashkpuni me Shqipërinë dhe ne ketë e presim edhe nga Shqipëria. Gjithashtu do të shohim që të kemi një portë hyrse doganore e cila nënkupton që mallrat që kanë për të hyrë në Kosovë të kalojnë sa më shpejt pra për mallrat që vijnë në portin e Durrësit. Ne jemi shumë te interesuar që ti heqim taksat e dyfishta të peodhuara në Shqipëri dhe Kosovë. Sa i përketë takses 10 për qind së pari ne mendojmë që në vazhdimsi Serbia e ka shkëlë marrëveshjen e CEFTAs”, u shpreh ai.

Limaj theksoi se Kosova kërkon bashkëpunim me të gjitha shtetet.

“Kosova është e interesuar që të ketë badkpunim me të gjitha vendet. Kosova ka hyrë në Cefta në mënyrë që të ketë bashkpunim rajonal dhe kjo gadishmëri asnjëherë nuk është vlerësuar nga Serbia dhe Bosnja. Bashkëpunim nuk do të thotë që të sigurohet tregu i Serbise në Kosovë. Bashkpunim rajonal nuk nënkupron me shku e me pagu për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Më leht është me shku ne Kinë sesa të shkohet në Bosnje. Transportuesit tanë e dinë mirë cfarë përjetojnë gjatë kalimit nëpër Serbi. Kosova nuk ka mundësi të gjejë treg në Serbi”, tha Limaj”.

“Ka ardhur koha qe Kosova të qoj sinjale të carta se ne nuk do ti mbyllim sytë fhe kjo nuk është vetëm qeshtje e sugurisë tregtare por është edhe e sigurisë nacionale. Ne ftojmë vendet e rajonit të sillen me Kosovën ashtu siç sillet Kosova me ta. Nëse Serbia nuk është e kujdesshme të ruaj tregun e saj pse ne duhrt të jemi të kujdesshëm. Ne nuk do të lejojmë Serbinë të sillet kështu”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here