Mësuesi nga Gjilani, pas punës mirëmban shkollën

0
20

Është një mësues që vullnetarisht përveç mësimit kryen edhe një punë tjetër.

Bashkim Hyseni nga Shkolla Fillore ‘Abdullah Tahiri’ në Malishevë të Gjilanit.

Këtë punë vullnetare arsimtari i Edukatës Fizike e bën për të krijuar kushte më të mira për nxënësit pasi në kohën e tij ai nuk i kishte.

Edhe nxënësit e tij i janë mirënjohës Hysenit pasi e mbështesin në aktivitetet e tij.

Por ngjyrosja nuk është puna e vetme që bën ky arsimtar.

Ai rregulloi rrethojnë e fushës së volejbollit, mbolli fidanë në oborr të shkollës dhe gjithçka tjetër që pati nevojë ky institucion arsimor.

Fjalë të mira për të tha edhe drejtori, Rashit Sahiti.

Përveç përkrahjes nga drejtori Hyseni ka edhe mbështetjen e prindërve për përpjekjet e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here