Nëse nuk respektoni këmbësorët në Tiranë do “këputeni” në gjoba

0
7

Policia Rrugore e Tiranës, njofton se referuar ankesave që përcjellin këmbësorët për shkak të mosdhënies së përparësisë së ndërsjellët në raport mjet këmbësor dhe anasjelltas, ka organizuar disa pika kontrolli të ndryshme në rrugët e kryeqytetit.

Qëllimi është monitorimi, sensibilizimi por edhe ndëshkimi i shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që konsiderohen shqetësim dhe rrezik permanent në rrugët e kryeqytetit.

Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe ndëshkuar 65 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, 45 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve, 42 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe 27 drejtues mjetesh për shkelje të tjera.

“Ndërkohë gjatë kontrolleve policore për shkeljet e lartpërmendura, është verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës një drejtues mjeti i cili rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l si dhe janë vendosur 478 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor” njofton Policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here