Tarifat tregtare të Kosovës alarmojnë prodhuesit nga Bosnja

0
6
Prodhuesit boshnjakë e kundërshtojnë fuqishëm vendimin e Kosovës për aplikimin e tarifës prej 10 për qind në mallrat e importuara.

Prodhuesit e ushqimit nga Bosnja kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre pas vendimit të Kosovës për aplikimin e tarifës prej 10 për qind në mallrat e importuara nga Bosnja dhe Serbia.

Balanci i shkëmbimit mes dy shteteve është i pabarabartë, vlera e produkteve të eksportuara nga Bosnja në Kosovë është dhjetë herë më i madh se eksporti i Kosovës në Bosnje. Oda e Tregtisë së Jashtme të Bosnjës dhe uebfaqja e komisionit evropian të tregtisë kanë njoftuar se eksporti i mallrave të Bosnjës në Kosovë gjatë vitit 2017 arrinte vlerën prej deri në 80 milionë euro, shkruan “Balkan Insight”.

Kurse, çmimet e mallrave të importuara nga Kosova në Bosnje gjatë kësaj periudhe ishin rreth 8 milionë euro. Produktet e qumështit dhe produkte të tjera ushqimore ishin në mes të pesë mallrave më të eksportuara të Bosnjës në Kosovë gjatë vitit 2017, duke i sjellë shtetit 5.5 milionë euro, shënime të publikuara nga Oda e Tregtisë së Jashtme të Bosnjës.

Qeveria e Kosovës kishte shfuqizuar të gjitha tarifat e importit në produkte të qumështit dhe të përditshme nga Bosnja në gusht të këtij viti, si pjesë e marrëveshjes së CEFTA-s, që ishte konsideruar si mbështetje për prodhuesit e Bosnjës.

Pas Malit të Zi, Kroacisë, Maqedonisë dhe Serbisë, Kosova është partneri kryesor i Bosnjës për eksport të këtyre produkteve, sipas Agjencisë së Statistikave të Bosnjës.

“Shumë prej produkteve ditore janë të mbështetura tek shfuqizimi i tarifave por tani me tarifat e reja, ata do t’i konsiderojnë planet e tyre”, deklaroi analisti i ekonomisë, Duljko Hasic nga Oda e Tregtisë së Jashtme të Bosnjës për “BIRN”.

Pesë produktet më të eksportuara të Bosnjës në Kosovë për nëntë muajt e parë të vitit 2018 ishin hekur dhe çelik, me vlerë prej 20 milionë euro, mish, peshk, guacë, me vlerë prej rreth 5.5 milionë euro, produkte të përditshme dhe të pulës, me vlerë prej 4 milionë euro.

Produkte të drurit dhe qymyr drurit të eksportuara gjatë vitit 2018 kishin vlerën prej 3.5 milionë euro, duke llogaritur edhe pajisje elektrike dhe mekanike me vlerë prej 3 milionë euro, ka njoftuar Oda e Tregtisë së Jashtme e Bosnjës.

“Me tarifat e reja të vendosura ndaj Bosnjës dhe Serbisë, shtetet e tjera si Mali i Zi dhe Maqedonia mund të përfitojnë nga tregu i Kosovës, andaj është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje për këtë situatë sa më shpejtë që është e mundur”, u shpreh Hasic.

 

“Ne prodhuesit e qumështit jemi duke pritur lëvizjet e ardhshme të zyrtarëve të shtetit, ekziston një premtim nga Ministri për Tregtinë e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ekonomike të Bosnjë-Hercegovinës, Mirko Sarovic se çështja mund të zgjidhet së shpejti. Nëse jo, çmimet do të konsiderohen, e që mund të ketë ndikim negativ”, u shpreh Mehmed Niksiq, president i shoqatës së prodhuesve të qumështit në Bosnje, për “BIRN”.

Bosnja dhe Kosova kanë marrëdhëniet më të varfra bilaterale në Ballkanin Perëndimor.

Ekzistojnë barriera serioze të udhëtimit dhe shkëmbimit mes dy shteteve, kërkesa të përbashkëta për viza, të bashkuara me mungesë të misioneve diplomatike në Sarajevë dhe Prishtinë.

 

Kosova të martën vendosi tarifa të reja ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja duke cituar “sjelljen e tyre negative” ndaj Kosovës, edhe pse Kosova, Bosnja dhe Serbia janë pjesë e zonës së tregtisë së lirë, CEFTA.

CEFTA e re hyri në fuqi më 2007 dhe përfshin shtatë shtete, Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Moldavinë. Marrëveshja është e krijuar për të stimuluar zhvillimin ekonomik dhe agjendën e hyrjes së Bashkimit Evropian në regjion.

Bosnja e Hercegovina është i vetmi shtet nga Ish-Jugosllava që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, së bashku me Serbinë që kundërshton përpjekjet e saja për inkuadrim të organizata ndërkombëtare, duke theksuar se Kosova mbetet pjesë e territorit të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here