Tjetër sukses nga sportistet kosovare, kësaj radhe në karate

0
11

Sportistet e Kosovës po i japin vazhdimisht suksese vendit, pas tri medaljeve të marra sot në Uzbekistan në kuadër të xhudos, Kombëtarja e karatesë për vajza ka siguruar vendin e shtatë në renditjen botërore.

Në Kampionatin Botëror në garat ekipore që po mbahet në Madrid të Spanjës, sportistet kosovare kanë siguruar vendin e shtatë, mirëpo janë mposhtur nga Japonia 2-0.

“Përfaqësuesja e Kosovës vajzat kanë vazhduar me fitoren e tretë ndaj përfaqësueses së Amerikës me rezultat 2:0, Fortesa Orana 1:0, Adelina Rama 1:1, ka fituar me Senshu (pikë me epërsi) Diellza Dragusha nuk ka pas nevojë të paraqitet në arenë dhe Gresa Zhitia rezervë, kurse në finalet e tatamit humbi nga përfaqësuesja e Japonisë me rezultate 2:0, Adelina Rama 0:1, Fortesa Orana 2:3”, shkruan Federata e Karatesë së Kosovës në Facebook.

Kosova mund të fitojë medalje të bronztë nëse Japonia fiton ndaj Spanjës në finale, dhe nëpërmjet repasazhit mund ta sigurojë vendin e tretë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here