Vuçiq refuzon të flasë para shqiptarëve për Kishën serbe

0
8

Aleksandar Vuçiq nuk deshi të flasë para mediave shqiptare në Bruksel kur u pyet nga një gazetare serbe lidhur me mendimin e tij sa i përket qëndrimit të Kishës Serbe se “me çdo çmim duhet që të ruhet sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën”.

“Nuk mund të flas dhe nuk dua të flas lidhur me këtë para mediave shqiptare. Për çështje të brendshme do të flisja lirshëm po të mos kishte këtu media shqiptare edhe për ata që më sulmojnë përditë edhe për ata që më shpallin tradhtar. Nuk dua të flas para shqiptarëve!”.

Gjatë javës, Kisha Ortodokse Serbe po përpiqet që ta pengojë çfarëdo marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe krah të saj shpeshherë bëjnë fushatë edhe kundër vet Vuçiqit.

Aleksandar Vuçiq në paraqitjen e tij para mediave shqiptare ishte shumë i tendosur.

Megjithëse, disa herë prej se ka ardhur në pushtet ka deklaruar se do t’i publikojë të dhënat për vrasjen e kurdisur në Pejë më 1998, të njohur si rasti “Panda”, kur u pyet se a ka ngjashmëri ky me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ai sërish tregoi arrogancën ndaj shqiptarëve duke akuzuar palën kosovare se s’po bën asgjë për zbulimin e vrasjes. Vuçiqi disa herë pati thënë se ka të dhëna se rasti “Panda” është bërë nga vet serbët, por asnjëherë askush nuk u dënua për këtë, përveç shqiptarëve që qenë arrestuar më 1998.

Edhe për viktimat e dhunës seksuale Vuçiqi nuk mori guximin që t’i dënonte, së paku me një deklaratë.

Në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, Vuçiqi vazhdoi avazin e manipulantit duke thënë se “Serbisë i janë dënuar njerëz për krime lufte, kurse asnjë në Kosovë”, gjë që s’është e vërtetë!.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here