Gjuha diskriminuese në tekstet shkollore

0
32
Diskriminimi gjinor është shfaqur edhe në njësitë mësimore të tekstit shkollor të “Psikologjisë” së klasës së njëmbëdhjetë, derisa shpeshherë ka ankesa për përmbajtjen e teksteve shkollore.

Largimi i diskriminimit gjinor në tekstet shkollore u premtua para një viti nga i pari i arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Por pavarësisht këtij premtimi, gjendja në terren vazhdon të jenë e njëjtë.

Në njësinë mësimore “Seksualiteti dhe Gjinia”, gjegjësisht në nënkapitullin e saj “Dallime të bazuara në dallimet trunore”, autorët Pajazit Nushi, Neki Juniku dhe Dashamir Bërxhulli kanë konstatuar se: “truri i mashkullit është për të bërë dhe ai i femrës për të folur”, raporton televizioni publik.

Largimi i këtij diskriminimi gjinor u premtua para një viti nga i pari i arsimit, Shyqiri Bytyqi.

“…ne po mundohemi që të kemi vitin e ardhshëm shkollor libra të rijnë. Vendimi ynë janar të vitit të ardhshëm presim që librat për shkencat natyrore të vijnë nga shtëpitë botuese botërore”, ka thënë ai.

Por pavarësisht këtij premtimi, gjendja në terren vazhdon të jenë e njëjtë.

Mediat, në vazhdimësi ka paraqitur skandalet të cilat janë të pranishme nëpër tekste shkollore.

Mbi 100 raste të gjuhës diskriminuese janë gjetur vetëm në pesë libra të shkollës së mesme, të cilat u prezantuan nga paneli “Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë, SBASHK dhe Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, në tryezën me temën “ Gjuha Diskriminuese në Tekste Shkollore”.

Tekstet e Sociologjisë, Historisë, Edukatës Qytetare, Psikologjisë, Biologjisë, në shkollimin e mesëm të lartë, përmbajnë gjuhës diskriminuese, përjashtuese karshi grupeve të margjinalizuara, duke përfshi gratë, fëmijët, personat me nevoja të veçanta, të rinjtë, anëtarët LGBTI, anëtarët pakicë sidomos ata të komuniteteve romë, egjiptian, ashkali”,

Tekstet e tilla ndikojnë në formë negative në edukimin e të rinjve, e cila gjë sjell pasoja në të ardhmen. Madje nga kjo, Shabiu thekson se ende ka burra të cilët vazhdojnë me ngacmime seksuale, duke e parë gruan vetëm si objekt seksual.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here