Presidenti i Malit të Zi kërkon t’i jepet rast përpjekjes së Thaçit e Vuçiqit për paqe

0
44
????????????????????????????????????
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në një intervistë për gazetën e madhe franceze „Le Figaro“, në të cilën ka folur për zhvillimet e përgjithshme në Ballkanin Perëndimore, ka folur edhe për përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqesore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur për idetë që pajtimi në mes të Kosovës dhe Serbisë të arrihet duke shkëmbyer territore, Presidenti Gjukanoviq është përgjigjur se “vet përmendja e idesë për shkëmbim të territoreve është hap i madh përpara”.

Duke e kujtuar se “kjo çështje ka qenë tabu tepër gjatë”, Presidenti Gjukanoviq ka vërejtur se megjithatë “që nga përfundimi i luftës, kryefjalë në rajon kanë qenë multi-kulturalizmi dhe demokracia ndër-etnike”.

Presidenti i Malit të Zi ka shtuar se madje “disa kryeqytete perëndimore kanë ndryshuar qëndrimin [në lidhje me shkëmbimin e territoreve]”, duke u shprehur në favor të idesë edhe në mënyrë shumë eksplicite.

“Pra, kohët kanë ndryshuar”, ka vërejtur Presidenti Gjukanoviq, duke shtuar se “mendoj se duhet të jemi të urtë e të kujdesshëm që të mos krijojmë precedent që do të shkaktojë efekt dominosh përgjatë rajonit”.

“Megjithatë, të presim e të shohim se çfarë do të vendosin dy presidentët”, është shprehur Presidenti Gjukanoviq (Lexo intervistën e plotë KËTU).

Duke folur për përpjekjet e Rusisë për të penguar anëtarësimin e shtetit të tij në NATO dhe për kërcënimet e sotme për Ballkanin Perëndimor, Presidenti Gjukanoviq është shprehur se „qëllimi i Rusisë në Ballkan është i qartë dhe i drejtpërdrejtë dhe nuk ka ndryshuar: refuzim i anëtarësimit në NATO dhe refuzim i anëtarësimit në BE“

Duke përshkruar veprimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Gjukanoviq ka thënë se „Kremlini ka krijuar media të lidhura me Rusinë“ dhe se „Moska ka financuar oponentët e integrimit në NATO dhe në BE“.

„Kemi mundur t’i bëjmë ballë ortekut të kërcënimeve“, është shprehur Presidenti Gjukanoviq, duke përmndur edhe përkrahjen e Rusisë për përpjekjet për grusht-shtet në Malin e Zi, duke vërejtur se „Rusia – siç ka bërë gjithmonë në Europë – është duke u përpjekur të sfidojë sistemin e vlerave europiane“.

Duke folur për kërcënimet për Ballkanin perëndimor, Presidenti Gjukanoviq ka thënë se stabiliteti në rajonin tonë cenohet nga konflikti i interesave të fuqive të mëdha por edhe nga fakti se që nga vitet nëntëdhjetë kanë mbetur pa u zgjidhur tri probleme „që kanë helmuar tërë rajonin“ dhe ka radhitur konsekstin për emrin e Maqedonisë, mungesa e marrëveshjes paqësore në mes Kosovës e Serbisë dhe mos-funksionaliteti i shtetit të Bosnjës e Hercegovinës.

“Jam i shqetësuar – ka thënë Gjukanoviq – se tensionet i qojnë në ujë vetëm përkrahësve të Serbisë së Madhe”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here