Shkollimin e mesëm gjatë vitit 2018 nuk e vazhduan rreth 4,200 nxënës

0
27

Në vendin tonë, vetëm brenda këtij viti janë rreth 4,200 nxënës që nuk e kanë vazhduar shkollimin e mesëm. Sociologët përmendin një sërë arsyesh për këtë numër të madh të nxënësve që nuk vazhduan shkollimin.

Shkolla e mesme e lartë, sipas ligjeve në fuqi nuk është obligative. Kjo ka bërë që edhe numri i nxënësve, të bie në krahasim me të regjistruarit në shkolla fillore.Sipas statistikave nga SMIA, në kuadër të Ministrisë së Arsimit, gjenerata e vitit 2009/2010 ka regjistruar klasën e parë me 32, 147 nxënës.

Po këtë vit, nga kjo gjeneratë rreth 4,200 nuk e kanë vazhduar shkollimin e mesëm të lartë. Sipas sociologut, Besim Gollopeni, përpos arsyes që shkolla e mesme e lartë nuk është e detyrueshme , përmend edhe disa nga shkaqet prej nga mund të rrjedhë kjo rënie.

“Një ndër ato shkaqe mund të jetë gjendja sociale-ekonomike, ku të rinjtë duke kërkuar një vend punë sa më shpejt, heqin dorë nga shkollimi edhe përkundër që mosha e tyre nuk është adekuate për të punuar. Shkaku tjetër mund të jetë emigracioni që më së shumti po i atakon të rinjtë, por ka edhe shkaqe të tjera, ku me i veçanti për mua është rënia e natalitetit”, thotë Gollopeni.

Gjatë këtij viti në shkollën e mesme të ulët , në publik dhe privat janë regjistruar gjithsej 239,937 nxënës, ndërsa numri në shkollën e mesme të lartë është 84,249.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here