Vazhdon zvarritja, edhe 12 shkolla në Prishtinë ende pa drejtorë

0
37
Për më shumë se dy vite 23 shkolla të nivelit të mesëm dhe fillorë në komunën e Prishtinës kanë funksionuar pa drejtorë, vetëm më ushtrues detyre.

Edhe pse Komuna e Prishtinës para dy dite në 11 prej këtyre shkollave i ka emëruar drejtorët e rinj, ndërsa 12 shkolla të tjera ende funksionojnë vetëm me ushtrues detyre dhe zv/drejtorë.

E këtë procese opozita në Komunën e Prishtinës po e quan të politizuar.

Ndërsa në komunën e Prishtinës thonë se tashmë janë emëruar 11 drejtorë të rinj dhe 6 zëvendësdrejtorë, ndërsa pjesa tjetër është ende në proces.

Kështu ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i komunë së Prishtinës, Adonis Tahiri.

Në anën tjetër, Eman Rrahmani, asamblistë nga radhët e LVV-së në Prishtinë që deri vonë kishin nën qeverisje komunën e Prishtinës, për lajmi.net ka thënë se zvarritja e procesit të emërimit të drejtorëve në shkollat e Prishtinës është bërë vetëm për shkak të pazareve politike.

“Kjo procedurë është zgjatur më shumë së një vit që bëhet me ushtrues detyrë ose me zv/drejtorë dhe kjo behët vetëm për shkak të pazareve politike që si duket tashmë po kanë probleme edhe në mesë të koalicionit që ti zgjedhin dhe ti emërtojnë drejtorët”, ka deklaruar Rrahmani.

Ai po ashtu ka thënë se për këtë proces ka pasur mosmarrëveshje edhe mes kryetarit Shpend Ahmeti dhe drejtorit të Arsimit në komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, që vije nga radhët e AAK-së, për të cilin thotë se pritet të shkarkohet nga ky post.

“Me sa kom kuptuar unë drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës nuk iu ka bindur shumë urdhrave të partisë së tij dhe as të Shpend Ahmetit, ndoshta për këto arsye, sipas informative që kemi ne, është e mundur që edhe të shkarkohet drejtori i Arsimit. Kjo është arsye politike, zvarritja e emërimit të drejtoreve, për të cilinë po vuajnë shumë edhe nxënësit e shkollave në përgjithësi në komunën e Prishtinës. Nuk është më ai standard që ka qenë qysh në fillim të mandatit të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Rrahmani.

Ndërsa, Agim Gashi, asamblist nga radhët e LDK-së në komunën e Prishtinës ka thënë për lajmi.net, se Komuna e Prishtinës nuk është duke e kryer detyrën ligjore bazuar në kompetencat që i ka, derisa ka shtuar se udhëheqësit e komunës që pesë vite e kanë destabilizuar procesin e politikave për motive të caktuara, siç thotë ai, duke propaganduar se janë duke bërë reforma për të sjellë cilësi.

“ P.sh. në shkollën “Ismajl Qemjal” që dy vite është ushtruese detyre, Hatmone Demiri, dhe asnjëherë nuk e kanë pasur guximin ose ta emërojnë atë ose ta zgjedhin dikë tjetër. Kjo nuk do koment ne mund të vlerësojmë së Komuna e Prishtinës nuk është duke e kryer detyrën ligjore bazuar në kompetencat që i ka. Ato kompetenca ja jep ligji për arsimin në komuna dhe ligji parauniversitarë i Kosovës. Këta që 5 vite në një farë mënyre e kanë destabilizuar procesin e politikave ‘kadrovike’ për motive të caktuara duke prapoganduar se janë duke bërë reforma për të sjellur cilësi ‘kadrovike’ dhe kjo po ndodh, sidomos me stafin udhëheqës të shkollave sepse në një farë mënyre po e bëjnë një farë presioni psikologjikë karshi të drejtave elementare që i kanë mësimdhënësit dhe profesorët në shkolla në të gjitha nivelet edukativi arsimore, dhe se ky presion po them e deklimatiozon procesin e politikave “kadrovike”, ka thënë Gashi.

Ai po ashtu ka thënë se një tjetër problem është edhe marrja e kompetencave nga Drejtoria e Arsimit dhe bartja në një zyre, siç thotë ai, pran kryetari të komunës. Për të cilën thotë se komisionet  e pranimit ose komisionet e intervistimit të kuadrove në rastin e shqyrtimit të konkurseve janë shumë joprofesionale.

“Kjo është mjaftë e dëmshme si në aspektin e institucioneve si në aspektin e rritjes së cilësisë apo rritjes së cilësisë në procesin mësimor. Problem i dytë është marrja e kompetencave nga Drejtoria e Arsimit dhe bartja në një zyre aty pran kryetari të komunës, ku shpesh herë nëse i hulumton do të shihni, se komisionet  e pranimit ose komisionet e intervistimit të kuadrove në rastin e shqyrtimit të konkurseve janë shumë joprofesionale dhe shumë herë ndodh që një shef i komunës ndodh me intervistu kandidatin që ka titullin profesorë”, ka përfunduar Gashi.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here