Darmanoviq: Nuk ka asgjë kontestuese në kalimin e Gruevskit përmes Malit të Zi

0
32

Shefi i diplomacisë malazeze Sergjan Darmanoviq deklaroi se në rastin me ish kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, Mali i Zi ka vepruar si me çdo shtetas tjetër të huaj, sepse nuk ka poseduar informacione se është kërkuar për krim të kryer apo për të vuajtur dënimin me burg.
Sipas tij, nuk ka asgjë të kontestueshme për kalimin e Gruevskit përmes Malit të Zi drejtë Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.

“Në kohën kur ai vendosi të kërkoj azil në Hungari dhe kur diplomatët hungarez vendosën t’i japin shërbime të caktuara, Nikolla Gruevski nuk ishte i kërkuar me flet-arrest ndërkombëtar, as Maqedonia nuk kishte dhënë ndonjë sinjal ndaj vendeve tjera se ai është person i cili ka shkelur ligjin. Me këtë, organet shtetërore të Malit të Zi e testuan si çdo person tjetër i cili qëndron në territorin e Malit të Zi në shoqëri të diplomatëve, me targa diplomatik dhe me të gjitha imunitetet tjera”, tha Darmanoviq gjatë takimit të sotëm me përfaqësues të mediave në Podgoricë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here