Merret vendimi për studentët e Biologjisë që kërkuan module shtesë për licencim

0
38
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që studentëve të cilët kanë përfunduar studimet e ciklit bachelor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Biologjisë, drejtimi “Biologji aplikative” dhe “Biokimiko – Fiziologjik” t’ua mundësojë që të ndjekin edhe një modul në lëndët klinike, në mënyrë që pas mbarimit të modulit në fjalë të marrin titullin “Laborant i lartë mjekësor”.

Këtë vendim e ka bërë të ditur vetë ministri Bytyqi.

Ai përmes një postimi në profilin zyrtar në “Facebook” ka thënë se ky vendim është i rëndësishëm dhe se i njëjti ka qenë problem ndër vite për shkak të mungesës së vendosmërisë për trajtimin e rasteve në institucionet përkatëse.

“Ky vendim është shumë i rëndësishëm për faktin se pas mbarimit të këtij moduli, studentët në fjalë kanë të drejtë t’u nënshtrohen procedurave të licencimit në Ministrinë e Shëndetësisë, e që pas shumë viteve në pritje, do tu hapë rrugë atyre për një vend pune në profesionin e tyre. Gjithashtu, një lajm tejet i mirë që prekë këtë kategori të studentëve është se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të mbulojë 50% të tarifës së shpenzimeve për realizimin e këtij moduli”, ka shkruar Bytyqi.

Ky është vendimi i ministrit Bytyqi.

Vendimi i MASHT-it për studentët e Biologjisë, Foto: Facebook

Studentët në lidhje me moslicencimin edhe kanë protestuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here