FATI YT SOT, HOROSKOPI 29 NËNTOR 2018

0
12

Dashi
Për ju kjo ditë do jetë e qetë. Nëse tregoheni të logjikshëm dhe të duruar, nuk do hasni probleme. Në dashuri priten zhvillime të rëndësishme, sidomos për beqarët. Kështu që ata duhet t’i bëjnë sytë katër!

Demi
Nëse synoni që gjërat t’ju ecin sa më mirë sot, duhet të jeni më tolerantë dhe duhet të komunikoni më shumë me ata që iu rrethojnë. Në momente ankthi duhet të mësoni të ruani qetësinë.

Binjakët
Gjatë ditës, mbështetja e të afërmve do jetë e madhe dhe kjo do t’ju ndihmojë të arrini atë që doni. Për sa i përket dashurisë, do ndjeni pak vetmi, por më pas gjërat do rregullohen. Në punë gjërat duken stabël.

Gaforrja
Keni shumë ide dhe projekte në mendje, por duhet t’i mendoni me kujdes para se t’i vini në zbatim. Ju të dashuruarit do prisni shumë nga personi që doni, por nuk do merrni mjaftueshëm.

Luani
Kjo do të jetë një ditë dinamike dhe shumë kreative. Në përgjithësi do keni arritje të vazhdueshme. Duke qenë se do jeni shumë të shqetësuar për shoqërinë, do e lini pak pas dore dashurinë.

Virgjëresha
Në përgjithësi ambienti rreth jush tuaj do jetë i ngrohtë. Edhe problemet e vogla që mund t’iu dalin, do i kaloni pa problem. Për dashurinë do jetë një periudhë shumë e këndshme. Do ndjeheni shumë mirë pranë partnerit.

Peshorja
Fillimi i ditës do jetë goxha pozitiv, kështu që përfitoni për të ndrequr disa gabime të bëra. Shëndeti nuk ka për të qenë në periudhën më të mirë. Do jeni pak të stresuar dhe të lodhur.

Akrepi
Nëse nuk doni të përballeni me probleme gjatë kësaj dite, tregohuni të vëmendshëm dhe bëni kujdes nga intrigat. Jo të gjithë do mendojnë atë që do ju shprehin në sy. Në dashuri gjërat do shkojnë mirë.

Shigjetari
Humori juaj do të ndryshojë shpesh gjatë kësaj dite dhe nuk do jetë e lehtë për t’u kuptuar. Ndonjëherë mund të fiksoheni edhe pas disa gjërave të vogla pa asnjë vlerë dhe do i doni me patjetër.

Bricjapi
Morali juaj që ishte plotësisht i rënë sot do të përmirësohet. Do jeni më optimist për çdo gjë dhe nuk do dorëzoheni lehtës. Në jetën në çift mund të keni disa probleme të vogla. Kalojeni me qetësi.

Ujori
Kjo ditë do të jetë me shumë angazhime për ju. Edhe pse mund të merrni kritika dhe mund të kaloni pengesa, asgjë dhe askush nuk do ju ndalë të bëni atë që dëshironi. Familjen do e keni mbështetje dhe frymëzim.

Peshqit
Komunikimi i mirë do ju ndihmojë të kaloni edhe sfidat më të vështira gjatë kësaj dite. Të gjithë do ju dëgjojnë me kujdes dhe do marrin shembull prej jush. Çështjet e dashurisë kanë nevojë për vëmendje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here