Nga sot ndalohen telefonat në shkollat e Kosovës

0
14

Ministria e Arsimit të Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij.

Njoftimi i plotë: 

“Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër,

Në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, sot kam nënshkruar Vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij” shkruan ministri Bytyqi në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here