Policia malazeze dënon shqiptarin që festoi me flamur kuqezi në Ulqin

0
22

Dje rreth orës 11:00, Sabaudin Vogliq, kishte dalë në qytetin e Ulqinit për të festuar Ditën e Flamurit kombëtar, por papritmas ai ishte ndaluar nga policia e Ulqinit dhe ishte shoqëruar për në stacionin policor të këtij qyteti për procedura të mëtutjeshme. Policia e kishte marrë në pyetje Sabaudinin lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në makinën e tij dhe më pastaj e kishte proceduar rastin për në gjykatë.

“Unë kam dalë për të shkuar në shitore me makinë dhe mbrapa e kam pa se më ndiqte një makinë e policisë ku më dhanë urdhër të ndalem. Në makinën e policisë kanë qenë disa policë brenda saj dhe aty ka dalë një polic dhe më ka kërkuar dokumentet. Polici më ka thënë se arsyeja e ndaljes është për shkak se unë e kam vendosë në makinë flamurin kombëtar, ata më kanë thanë se nuk ke të drejtë me përdor flamurin në qytet pa marrë leje dhe më kanë dërguar në stacion dhe ma kanë dhanë vendimin për të tu paraqitur në gjykatë dhe  më kanë thënë se mund të dënohesh nga 2500 deri në 5000 euro”, tregon Sabaudini për indeksonline.

Shqiptari nga Ulqini tregon se u ka thënë policëve se përdorimi i flamurit kombëtar nuk është i ndaluar dhe është habitur se pse është ndaluar për një gjë të tillë.

Sipas dëshmitarëve të rastit në makinën e policisë ka qenë vetë komandanti i policisë së Ulqinit, Goran Erakoviq, dhe kjo gjë është bërë me urdhër të tij.

Ligji i ri për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, përveç në komunat ku shqiptarët janë shumicë për herë të parë mundëson që simbolet kombëtare të përdoren edhe në ato zona ku pjesëmarrja e pakicave është në nivelin 5 për qind. Kjo gjë si duket nuk vlen për udhëheqësit e policisë së Ulqinit të cilët nuk është hera e parë që shqiptarëve atje u ndalojnë përdorimin e simboleve kombëtare.

Ky nuk është rasti i vetëm i komandantit të Policisë së Ulqinit që përfshihet në maltretimin e shqiptarëve, ai vitin e kaluar kishte udhëhequr një operacion kontrollesh nëpër disa lokale ku i frekuentonin të rinjtë shqiptar duke i rrahur dhe maltretuar pa arsye, për këtë ka pasur reagime të ashpra nga shqiptarët atje duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij dhe nisjen e hetimeve. Mirëpo, Goran Erakoviq po vazhdon të qëndrojë në të njëjtën detyrë dhe njëherësh vazhdon edhe maltretimin e shqiptarëve në Ulqin.

Dënimi: 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here