I tërë shteti kundër fjalës “Metohija”, por në UP reklamohet libri me këtë titull

0
12

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë masa të rrepta kundër dyqaneve që shesin produkte me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”. Sidoqoftë, një libër me titullin “Dukadjin (Metohija)” shfaqet lirshëm në një vitrinë librash në korridorin e Departamentit të Gjeografisë, që funksionon në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës.

Autor i librit është Riza Çavolli, ndërsa nga kopertina vërehet se libri është i shkruar në gjuhën serbe. Sidoqoftë, libri është i ekspozuar në vitrinën e korridorit të fakultetit, ku janë të shfaqur edhe libra tjerë të rëndësishëm. Si duket, prania e këtij libri me këtë titull nuk paraqet problem për stafin e Departamentit të Gjeografisë në UP.

Emërtimi “Metohija” përdoret nga serbët për rajonin e Dukagjinit. Javëve të fundit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i largojë të gjitha produktet, në mbishkrimin e të cilave shkruan “Kosovo i Metohija” për shkak se një gjë e tillë paraqet shkelje të emrit kushtetues të Republikës së Kosovës. Mbetet të shihet nëse Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore do ta largojë librin nga vitrina.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here