Ndërrohen karriget në sallat e leximit në Qendrën e Studentëve

0
4

Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, Qendra e Studentëve ka njoftuar se ka investuar në përmirësimin e kushteve për studentët banues në konvikte, duke sjellë karrige të reja dhe më të rehatshme në sallat e leximit.

“Në kuadër të investimeve të vazhdueshme në Qendrën e Studentëve, është bërë ndërrimi i ulëseve në të gjitha bibliotekat e konvikteve. E gjithë kjo me qëllimin që studentëve banues në konvikte t’u ofrojmë kushte sa më të përshtatshme për studime”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Studentëve.

Në këtë qendër janë të ndërtuara tetë konvikte, në të cilat banojnë rreth 3600 studentë. Si përparësi të banimit në këtë qendër vlerësohen siguria, shmangia e udhëtimit nga qytetet e largëta dhe çmimi i volitshëm për banim dhe ushqim në mensë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here