3 recetat e gruas 70-vjeçare, ia mbajnë duart në formë sikur t’i kishte 30 vjet

0
8
Duart tona janë pjesët e trupit që ne përdorim çdo ditë dhe pasi që ato janë më të ekspozuarat, kanë predispozita të plaken më shpejtë.

Kjo ndodh për shkak se lëkura në duart tona është shumë e hollë dhe e ndjeshme.

Megjithatë, një grua 70-vjeçare duket se ka një zgjidhje për këtë problem, e cila po pretendon ta mbajë lëkurën e duarve në formë nëpërmjet 3 recetave të ndryshme.

Ndiqini ato më poshtë:

Vezët – Sipas ekspertëve, ato na ofrojnë elasticitet. Kombinoni 1 lugë gjelle mjaltë dhe të bardhë të vezëve. Aplikoni këtë përzierje më pas në duart tuaja. Lëreni të thahet. Përdorni shumë sapun më pas për ta shpëlarë atë.

Patatet – Ky ushqim i zbut duart tona. Vlojini ato në një tenxhere me madhësi mesatare. Qulloni më pas me 2 lugë vaj ulliri, pak mjaltë, si dhe qumësht. Mbajeni përzierjen në frigorifer. Aplikojeni atë në duart tuaja 3 herë çdo ditë dhe lejeni të qëndrojë për 15 minuta. Pastrojeni më pas me sapun dhe ujë.

Limon dhe sheqer – Kombinoni 2 lugë sheqer me ½-ën e një limoni. Përdoreni atë si një tonifikues. Më pas, eliminojeni atë me sapun dhe ujë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here