Pak proteina dhe shumë karbohidrate, çelësi për jetëgjatësinë e trurit

0
10
Dietat me pak proteina dhe me konsum më të lartë të karbohidratesh mund të jenë çelësi i jetëgjatësisë, sidomos asaj të trurit, duke inkurajuar plakjen e shëndetshme.

Ky zbulim është bërë nga një hulumtim i Universitetit të Sidneit, i botuar në Raportet Cell. Megjithatë, ky studim vazhdimisht thekson se në këtë regjim ushqimor nuk duhet ekzagjeruar me sasitë.

Ky kërkim është i pari që vë në dukje se dietat me përmbajtje të ulët proteinike dhe me përmbajtje të lartë karbohidratesh kanë avantazhe mbrojtëse për trurin, të ngjashme me regjimet ushqimore që parashikojnë një reduktim të kalorive, të studiuara prej vitesh për benefitet e tyre mbi jetëgjatësinë, transmeton Top channel.

 

Një ndër burimet kryesore të karbohidrateve është “patatja e ëmbël”. Në funksion të studimit kërkuesit kanë ushqyer minj me karbohidrate komplekse, të prejardhura nga niseshteja dhe proteinat e djathit dhe qumështit.

Janë përqendruar në hippocampus, zonë e trurit përgjegjëse për të kuptuarit dhe memorien. Hippokampusi zakonisht është zona e parë e trurit që preket nga sëmundjet neuro-degjenerative si Alzheimer-i.

Dieta e pasur me karbohidrate dhe me pak proteina duket se promovon shëndet në hippokampusin e minjve. Mbetet për t’u parë nëse I njëjti ndryshim do reflektohet pothuajse njësoj edhe tek njerëzit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here