Haradinaj viziton një familje të komunitetit serb në Obiliq

0
4

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka vizituar një familje të komunitetit serb në Plemetin të Obiliqit. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se i ka siguruar se do të përkujdeset për mirëqenien e tyre.

Haradinaj ka shkruar se kjo vizitë është bërë me rastin e nisjes së projektit të asfaltimit të rrugës Sitnica, ndërsa ka thënë se përkushtimi institucional ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Sot isha mysafir në familjen e Slavisa Jakovljeviq në Plemetin të Obiliqit, të cilën e sigurova se komunitetit serb do t’u qëndrojmë afër gjithmonë dhe do të kujdesemi për mirëqenien e tyre. Mora konfirmimin nga ta se përkushtimi ynë institucional ka pasur ndikim drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së gjithsecilit dhe se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit, nuk do të prekin asnjërin komunitet në vend, për më tepër janë në shërbim të mbrojtjes së të drejtës sonë, për një jetë më të mirë

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here