Peja në vitin 2019 do të bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

0
9
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në bashkëpunim me Universitetin ‘’Haxhi Zeka’’në Pejë do të themelojë  Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në këtë qytet.

Në kuadër të investimeve kapitale të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), për vitin 2019, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në bashkëpunim me Universitetin ‘’Haxhi Zeka’’në Pejë do të themelojë  Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në këtë qytet, saktësishtë në hapësirën e këtij universiteti.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë z. Besim Beqaj, për të lansuar këtë projekt të rëndësishëm ka vizituar sot Universitetin Publik të Pejës ‘’Haxhi Zeka’’, në hapësirat e të cilit do të jetë Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Beqaj ka takuar Rektorin Prof. Dr. Fadil Millaku, Dekanin z.Halit Shabani dhe Sekretarin z.Astrit Adema. Së bashku kanë vizituar ambientet e dedikuara nga Universiteti për këtë Qendër. Ministri Beqaj ka folur për rëndësinë e Qendrës edhe para studentëve të shumtë të Universitetit të Pejës.

‘’Është kënaqësi e veçantë të shoh entuziazmin e madh të studentëve nga Peja me rrethinë, që ishin në numër kaq të madh, për të dëgjuar dhe për të bashkëbiseduar për idenë e kësaj Qendre’’, tha ministri Beqaj, transmeton lajmi.net.

Misnistri Beqaj shtoi se ky është një lajm i mirë për Pejën dhe themelimi i Qendrës ka për qëllim të lidhë shkencën me biznesin.

Ai poashtu, theksoi rëndësinë e veçantë dhe potencialet e mëdha që ka ky rajon për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Ministri Beqaj, u bëri thirrje të rinjve të kësaj ane që idetë dhe njohuritë e tyre t’i zhvillojnë përmes inovacionit dhe ndërmarrësisë, në mënyrë që e ardhmja e tyre dhe e vendit të jetë e sigurt dhe e suksesshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here