Xeni tregon ambientet luksoze të shtëpisë së tij, kështu e ka dekoruar për fundvit

0
10
Duke qenë se jemi në prag të festave të fundvit, dekorimet kanë nisur.

Emra të njohur të botës së shoubizit kanë treguar nëpërmjet rrjeteve sociale se si i kanë dekoruar shtëpitë e tyre për fundvit.

Njësoj edhe këngëtari i mirënjohur i muzikës shqipe, Shkelzen Jetishi –Xeni.

Nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram ai ka treguar pak nga ambientet luksoze të shtëpisë së tij e cila tashmë është përfshirë me dekore.

Duke qenë gjysh, ai duket të jetë shumë i entuziazmuar për të krijuar një ambient të tillë festiv për fëmijët dhe familjen.

Sa i përket projekteve muzikore, Xeni si gjithmonë ka qenë i angazhuar. Kënga e tij e fundit është në duet me Gold AG dhe mban titullin ‘Jam Gjakova’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here