Jepet fjala përfundimtare në rigjykimin e 4 policëve të akuzuar për marrje ryshfeti

0
8
Zyrtarët policorë Driton Bajrami, Neshat Avdaj dhe Myzafer Sylejmani, së bashku me Binak Bytyçin, të akuzuar për marrje ryshfeti, sot në Gjykatën e Prizrenit do të paraqesin fjalën e tyre përfundimtare.

Meqenëse Driton Bajrami, Neshat Avdaj dhe Myzafer Sylejmani kishin pranuar fajësinë për veprën penale të marrjes së ryshfetit, çështja e kthyer në rigjykim ishte zhvilluar vetëm ndaj të akuzuarit Binak Bytyçit.

Në nëntor të vitit 2017, trupi gjykues në përbërje të Ajser Skenderit kryetare dhe Luan Berishës e Kymete Kicajt anëtarë, kishte shpallur aktgjykimin dënues për zyrtarët policorë, Driton Bajrami, Neshat Avdaj dhe Myzafer Sylejmani, ndërsa ndaj zyrtarit policor Binak Bytyçi Gjykata kishte marrë aktgjykim lirues në mungesë të provave, raporton kallxo.com.

Rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit në fillim të vitit 2018.

Prokuroria Themelore e Prizrenit i ngarkonte të akuzuarit se gjatë periudhës gusht-nëntor 2016, duke vepruar si policë trafiku, drejtpërdrejt kanë kërkuar dhe marrë ryshfet në të holla.

Të akuzuarit ngarkoheshin se këto para i kanë marrë nga shkelësit e rregullave të trafikut, në shuma të ndryshme, duke filluar prej 10 e deri në 100 euro, në mënyrë që të mos u shqiptojnë gjobat kundërvajtëse.

Aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren e përfaqëson prokurori Mehdi Sefa.

Pamje të këtilla ekskluzivisht janë shfaqur në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here