Kush do na mbrojë nëse do të ketë luftë mes Kosovës dhe Serbisë? – flet Haradinaj

0
10

Kërcënimet e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, se Serbia mund ta nisë ushtrinë drejt Kosovës, nuk janë shqetësuese për kryeministrin Ramush Haradinaj.
Ai në një intervistë për Insajderi, ka thënë se Serbia nuk ka guxim që të nisë ushtarë për në Kosovë, por sipas tij edhe nëse kjo ndodhë, atëherë vendin do ta mbrojnë amerikanët.

“Nuk ka guxim që Serbia të nisë ushtri për në Kosovë. Neve ka kush na mbron. Vetëm një ushtar amerikan të jetë këtu është e nevojshme. Neve në situata të tilla na mbron Amerika”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit, ka folur edhe për datën kur do të bëhet formimi i Ushtrisë së Kosovës, duke treguar ekskluzivisht për shtetet të cilat janë në përkrahje dhe në kundërshtim të formimit të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here