Lavrov: Prishtina të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

0
5

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergeri Lavrov, ka thënë se Rusia pret që Prishtina të përmbushë obligimet e marra në Bruksel.

Gjithashtu ai ka thënë se Kosova duhet të përfundojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Këto deklarata Lavrov i ka bërë gjatë mbledhjes së 25-të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme që po mbahet sot në Milano të Italisë, shkruan tanjug.

Faza finale e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka një kohë që ka stagnuar edhe përkundër takimeve të presidentit Thaçi me Aleksander Vuçiqin.

Thaçi në deklarimet e tij vazhdimisht e ka përsëritur se nuk do të ketë Asociacion të Komunave me kompetenca ekzekutive siç po kërkon Serbia.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here