Nesër mbyllet rruga Kaçanik – Hani e Elezit

0
9

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike është e nevojshme mbyllja e rrugës nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit).

Mbyllja do të bëhet sipas datave dhe orareve të mëposhtme:

E premte – 7 dhjetor 2018 – mbyllje e pjesërishme 09:00 – 12:00 dhe 14:00 – 17:00.

E shtunë – 8 dhjetor 2018 – mbyllje ditore nga 07:00 – 17:00

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here