Reagon qeveria, “fshihet” neni për pagesën e provimeve të mbartura

0
8

Pas deklaratës së ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, sot Këshilli i Ministrave shfuqizon zyrtarisht VKM nr 288 pika numër 4, e cila parashikonte tarifa për provimet e mbartura në bazë të krediteve.

Në pikën 4 thuhej:

“Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet”.

Por edhe pas kësaj tërheqjeje të qeverisë studentët janë të vendosur për protesta deri në plotësimin e 4 kërkesave të tyre, 3 të mbetura tashmë.

1. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

2. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

3. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji i arsimit të Lartë).

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here