Pas vdekjes së punëtorit që humbi dorën në vendin e punës, reagon BSPK

0
18
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka reaguar pas vdekjes së punëtorit nga Peja i cili humbi dorën në vendin e tij të punës.

BSPK ka shprehur shqetësimin e thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët e vendit, sidomos ata të sektorit privat, transmeton lajmi.net.

“Numri i të lënduarve dhe të vdekurve në vendin e punës po merr përmasa shqetësuese andaj BSPK, shprehë shqetësim të thellë lidhur me këtë situatë dhe njëherit i shprehë ngushëllime familjes së punëtorit të aksidentuar këtë javë në punë ku si rezultat i këtij aksidenti humbi dorën dhe pastaj edhe vdiq në QKUK”, thuhet në njoftim.

BSPK shpreh keqardhje për këtë ndodhi dhe kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtorët në vendin e punës dhe njëherit bën thirrje të organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret që punëtorët, sidomos të sektorit privat të kenë mbrojtje dhe siguri më të madhe në punë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here