Militarizimi i hapësirës, një sfidë për fuqitë e mëdha

0
51

Zhurmues, spiunazh, sulm kibernetik, armë satelitore… kërcënimet rriten në hapësirë, duke e vënë Francën përballë sfidës që të rrisë kapacitetet e saj në këtë sektor shumë strategjik dhe gjithnjë e më shumë i militarizuar.

Një raketë “Soyouz” do të lëshojë të martën që nga Kuruja në Guajanë satelitin për vëzhgime të cilësisë së lartë CSO-1, nxjerrja e të cilit në hapësirë do të shënojë rinovimin e mjeteve hapësinore ushtarake franceze.

Kjo është një çështje thelbësore për ushtritë e të gjithë botës, pasi satelitët janë bërë të domosdoshëm për të projektuar, njohur terrenin, mbledhur informacione, mbikëqyrur dhe lëvizur.

“Nëse humbasim luftën në hapësirë, thjesht humbasim luftën”, theksoi në tetor shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ajrore franceze, gjenerali Philippe Lavigne.

Fuqitë më të mëdha hapësinore botërore, SHBA-ja, Kina dhe Rusia, janë angazhuar prej shumë vitesh në një garë për dominimin e hapësirës.

“Ashtu si qielli, toka dhe deti, hapësira është bërë një terren luftimi”, theksonte në gusht presidenti Donald Trump, i cili synon që duke filluar nga 2020 të krijojë “Forcat Hapësinore”, një degëzim të gjashtë të forcave të armatosura amerikane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here