Gjeniu 6-vjeçar nga Kamenica që flet 7 gjuhë

0
55

Amar Lenjani nga Karaçeva, fëmija superior me koeficient të inteligjencës 131

Telefonin e mban në dorë në mënyrë që të arrij të identifikoj të gjitha flamujt e shteteve që i gjen në bazë të aplikacioneve telefonike.

Amar Lenjani gjashtë vjeçari nga Karaçeva e Kamenicës është fëmija superior i cili di të flas 7 gjuhë të botës, raporton T7.

Përpos shqipes dhe anglishtes gjuhë e veçante për të janë edhe rusishtja e greqishtja.

Amari i cili duket se është poliglot di edhe të shkruaj shumë mirë gjuhët që i flet.

“Flas anglisht, gjermanisht, rusisht, greqisht, indisht, portugalisht,serbisht”, ka treguar Lenjani.

Ai madje edhe pse është gjashtë vjeçar arrijnë të di se kush udhëheq me qeverinë e kush është president i Kosovës.

“Kryeministër i Kosovës është Ramush Haradinaj, e presidenti është Hashim Thaci”, ka thënë Amari.

Gjashtëvjeçari superior di që alfabetin e gjuhës angleze të shprehë edhe me gjuhën e shenjave.

Vijimi i mësimeve në klasën e parë tashmë për të nuk është interesant sepse ai ka dëshirë të jetë dy klasa më lartë se sa që është aktualisht.

“Unë du me shku në klasë tretë se aty mëson ma shumë matematik, e klasa e parë nuk është shumë e mirë”, është shprehur gjashtë vjeçari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here