Horoskopi sot, 25 dhjetor 2018

0
98

Çfarë thonë sot yjet?

Dashi

Nuk keni asnjë dëshirë për t’u aktivizuar. Në punë do keni shumë pengesa dhe probleme të vogla por që do i kaloni me ndihmën e kolegëve.

Demi

Hëna te peshqit,për sot ju dhuron fat. Në sektorin profesional do ju paraqiten raste të favorshme për të arritur synimet tuaja. Ju presin emocione të mëdha në jetën sentimentale.

Binjakët

Një ditë e lodhshme për ju sepse hëna me ndikimet e saj pozitive ju ka “harruar”. Mërkuri në shenjë e bën situatën tuaj profesionale shumë të vështirë. Por të trishtoheni nuk vlen aspak,duhet të jeni të kthjellët dhe të qartë.

Gaforrja

Planetët në shenjën tuaj ju stimulojnë duke ju hapur rrugën në çdo sektor. Të reja të shkëlqyera për të ardhmen tuaj për sa i përket profesionit dhe kjo do vijë pikërisht nga një person që do e njihni krejt rastësisht.

Luani

Në ambientin e punës paraqitet një situatë e qetë dhe e kënaqshme. Mos u nervozoni dhe ruajini energjitë për ditët në vazhdim. Jeta sentimentale do të jetë e qetë.

Virgjëresha

Sot do të jetë një ditë vërtet konfuze për ju ,për shkak të planetëve. Të paktën në dashuri do keni një atmosferë të këndshme ku do kaloni momente të qeta me personin e zemrës.

Peshorja

Do të dëshironit që dita në vazhdim të ishte e qetë por nuk do të jetë kështu pasi dita do të jetë tepër e lodhshme. As ju vetë nuk e dini se çfarë doni dhe do të lëvizni në mënyrë të paorganizuar,duke harxhuar më kot energjitë tuaja.

Akrepi

Hëna tek peshqit do jetë protagoniste e shumë mrekullive që do ju ndodhin,prandaj do të keni një ditë mjaft pozitive. Përsa i përket jetës në çift do të dini të bëni për vete partnerin çdo moment.

Shigjetari

Për fat të keq planetët do sjellin shumë pengesa në shenjën tuaj. Në punë mos i ndërlikoni gjerat ku ato janë shumë të qarta, prandaj kthjellohuni dhe qartësohuni sa më shumë.

Bricjapi

Falë një personi që ju do të mirën do të arrini të realizoni një ëndërr të vjetër. Në ambientin profesional do të arrini suksese dhe rezultate shumë të mira. Simpati, optimizëm dhe një buzëqeshje do ju bëjnë të parezistueshëm sot në dashuri.

Ujori

Indiferenca e planetëve ju nervozon,pasi keni shumë projekte për te realizuar por situata ku ndodheni nuk ju lejon të bëni asgjë. Gjendja shpirtërore nuk do të jetë aspak e mirë, duke bërë që të kaloni momente jo fort të këndshme me partnerin tuaj.

Peshqit

Në ambientin profesional do të kaloni një ditë vërtet të lodhshme e stresuese. Kjo do ju shkaktojë pasiguri tek njerëzit që ju rrethojnë duke shkaktuar debate të kota.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here