Mbi 1 mijë biznese janë mbyllur në Kosovë gjatë vitit 2018

0
27

Nga janari e deri në muajin dhjetor të vitit 2018, në Kosovë kanë falimentuar 1 mijë e 619 biznese. Kurse në vitin e kaluar numri i bizneseve që janë shuar është 1142. Kjo tregon se numri i bizneseve që kanë falimentuar këtë vit është më i lartë se vitin e kaluar.

Në një përgjigje të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë përmes një përgjigje për Indeksonline kanë bërë të ditur se këtë vit janë shuar 1 mijë e 619 biznese. Ndërsa, janë hapur 9 mijë e 777 biznese të reja.

Bizneset e shuara i takojnë asaj të industrisë përpunuese, bujqësisë, pylltarisë e tjerë sektorë.

Ajo çka është me shqetësuese është numri i vogël i bizneseve të reja në prodhim dhe bujqësi. Sipas një raporti të Stabilitetit Financiar të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për vitin 2017 del se numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ka rënie vjetore prej 11.5%, që figurojnë të regjistruara vetëm 9.223 biznese të reja.

Sektorët që kanë shënuar më së shumti rënie në numrin e bizneseve të regjistruara janë prodhimi dhe tregtia me pakicë e shumicë, e pas tyre edhe bujqësia.

Për ekonomistin Naim Gashi më shqetësues është fakti që ka rënë numri i bizneseve në sektorin e prodhimit dhe bujqësisë, sepse këta sektorë ndikojnë drejtpërdrejt në prodhimtarinë vendore dhe uljen e varësisë nga importi.

“Zvogëlimi i numrit të bizneseve në sektorin e prodhimit dhe bujqësisë është shqetësues, për faktin se ato ndikojnë drejtpërdrejt në prodhimtarinë vendore dhe uljen e varësisë nga importet. Sektori i prodhimit dhe bujqësisë është edhe bartës i krijimit të vendeve të reja të punës për të cilat ekonomia jonë ka shumë nevojë”, ka përfunduar Gashi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here