Mos i jepni antibiotikë fëmijës sa herë që sëmuret

0
20

Shumica e infeksioneve që shfaqen tek fëmijët lidhen me viruset dhe në këto raste, përdorimi i antibiotikëve nuk është i nevojshëm.

Në ditët e ftohta shumë njerëz, veçanërisht fëmijët ndikohen shumë shpejt nga ndryshimet e temperaturave duke u bërë të sëmurë. Ndërkohë që qëndrimi në ambiente të mbyllura lehtëson daljen në pah të sëmundjeve dhe përhapjen e tyre dhe ndikon negativisht në shëndetin e fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Shumica e infeksioneve që shfaqen tek fëmijët lidhen me viruset dhe në këta lloj rastesh përdorimi i antibiotikëve nuk është i nevojshëm. Familjet fillojnë të përdorin antibiotikët sa herë që i sëmuren fëmijët. Por nuk duhet harruar se antibiotikët të cilët nuk merren në dozën dhe kohën e përcaktuar shkaktojnë më shumë dëm se dobi.

Fëmijët të cilët shkojnë në shkollë gjatë dimrit sëmuren më shumë nga infeksionet e fytit dhe bajameve. Ndërsa mos kurimi i infeksionit të veshit mund të shkaktojë sinozit, krijimin e abcesit në bajame dhe infeksione në gjëndrat e qafës dhe limfatike.

Rreziku më i madh nga infeksioni i veshit, kur nuk kurohet, është mundësia e shfaqjes së reumatizmës së zemrës dhe një sëmundjeje të veshkave të quajtur ‘akut glomerulonefrit’.

Për të mos infektuar fëmijët e tjerë, fëmijët e sëmurë nuk duhet të dërgohen në shkollë të paktën 24 orë pas fillimit të antibiotikëve. Për të përcaktuar diagnozën e infeksioni të veshit të shfaqur me shenja si ftohje, dhimbje veshi dhe temperature duhet kontrolli i një specialisti.

Higjiena e duarve është rruga më e mirë për të parandaluar infeksionet e shkaktuara nga mikroorganizmat. Vetëm përdorimi i sapunit apo higjiena e duarve pakëson dhe shkurton kohën e sëmundjes me 34 % të infeksioneve të lëkurës, 55 % të sëmundjeve të diarresë, 50 % të pneumonisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here