Bytyqi: Do të hapen dhjetë shkolla profesionale

0
17

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka bërë se gjatë vitit 2019 do të krijohen dhjetë shkolla model profesionale, të cilat do të kenë një lidhshmëri me biznesin.

MASHT është në fazën finale të ndërtimit të 15 standardeve të reja profesionale, që janë më të kërkuarat në tregun e punës në Kosovë.

Në këtë mënyrë do të bëhet edhe profilizimi i shkollave profesionale.

Gjatë vitit 2018, Ministria e Arsimit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka bërë një analizë të shkollave profesionale në Kosovë, për të parë se sa janë në përputhshmëri me kërkesat e tregut të punës. Ministri Shyqiri Bytyqi ka thënë për Radio Kosovën se janë në fazën finale të ndërtimit të 15 standardeve të reja profesionale, që janë më të kërkuarat në treg dhe do të jenë të gatshme për vitin 2019.

“Mbi kërkesat e tregut të punës do të bëhen edhe profilizimet e shkollave profesionale në Kosovë. Kemi qenë të vetëdijshëm që shkollat profesionale kanë nevojë të ngritën në një nivel më të lartë se sa janë, veçanërisht kur flasim për praktikën, e cila ka munguar shumë. Në vitin 2019 do të jemi në një fazë të re”, tha Bytyqi.

Ministria e Arsimit për herë të parë ka ndarë një buxhet të veçantë prej 1 milion euro, që do të shërbejë për praktikën e nxënësve të shkollave profesionale. Ministri Bytyqi ka thënë se me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, përkatësisht Luksemburgut, gjatë vitit 2019 do të krijohen dhjetë shkolla model për shkollat profesionale, të cilat do të zhvillohen në atë nivel, që do të jetë praktikë e mirë edhe për shkollat e tjera.

“Kemi bërë disa marrëveshje me përfaqësues të bizneseve, që do të jenë të gatshëm për të na përkrahur për praktikë të nxënësve tanë në shkolla profesionale. Këto shkolla do të kenë një lidhshmëri edhe me biznesin dhe do të shihet se si do të zhvillohet mësimi dhe praktika”, tha Bytyqi.

Ministri Bytyqi tha se sfidë do të mbetet angazhim për të punuar me prindërit, në mënyrë që orientimi i fëmijëve të tyre në karrierë të jetë i drejtë. Ai shtoi se duhet të vetëdijesohen edhe nxënësit se jo vetëm ata me rezultat të dobët mund të orientohen në shkollat profesionale, por edhe ata që kanë talent në fusha të caktuara, në mënyrë që të jenë më afër punësimit. Me këto 10 shkolla model pretendohet se nxënësit në moshën 18-vjeçare do të jenë të gatshëm dhe të aftë për tregun e punës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here