Nis seanca për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, para Kuvendit mbahen protesta

0
28

Me miratimin e rendit të ditës, në Kuvendin e Maqedonisë sot pasdite ka nisur mbledhja e 75-të, në rend dite të së cilës janë amendamentet kushtetuese, me të cilat do të bëhet ndryshimi i emrit tështetit, konform Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

Gjithsej 78 deputetë votuan “për” rendin e ditës, të cilin paraprakisht e lexoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Për shpalljen e amendamenteve nevojitet shumica e dy të tretave, respektivisht votat e 80 nga 120 deputetët në Kuvendin e Maqedonisë.

Pas shpalljes së amendamenteve, deputetët duhet ta votojnë edhe ligjin kushtetues për zbatimin e tyre.

Këto amendamente do të jenë pjesë përbërëse e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe do të hyjnë në fuqi me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e validitetit të Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik mes palëve dhe ratifikimin e Protokollit për inkuadrim në NATO nga Faqja e parë e Marrëveshjes përfundimtare.

Ndërkohë, para Kuvendit po mbahet edhe protesta kundër ndryshimeve kushtetuese në organizim të VMRO-DPMNE-së opozitare dhe të shoqatave pro-ruse nacionaliste “Tvërdokorni” dhe “Maqedonia bllokon”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here