Ahmeti sulmon VV-në: Nuk e di pse dikush qëndron në politikë nëse nuk angazhohet për Kosovën

0
16
Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe njëkohësisht, kryetari i Partisë Socialdemokrate, ka komentuar edhe në herë kallëzimin penal nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me tenderin për qumshtit në Komunë e Prishtinës.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka pritur ditën kur ka shkuar në Bruksel si pjesë e ekipit shtetëror për ta sulmuar.

“Kam qenë në Vetëvendosje kur janë bërë të dyja dhe nuk kam bërë ndonjë tenderë në kohën sa nuk kam qenë në Vetëvendosje e zgjedhën dje ditën kur ishim në Bruksel për të më sulmuar mua sepse po ju pengon që ne jemi në këtë ekip. Mendoj që më mirë se të më akuzojnë është që të përfshihen në dialog sepse po flasim për Kosovën”, ka deklaruar Ahmeti për RTK.

Po ashtu më tej, Ahmeti ka komentuar edhe qëndrimin e LDK-së karrshi dialogut. Ai ka thënë se e di për cfarë është ende në politikë nëse nuk angazhohet për Kosovën.

“Nuk e di pse dikush qëndron në politikë nëse nuk angazhohet për Kosovën. Me e refuzua procesin ndoshta më të madhin në 10 vitet e fundit ku po flitet për Kosovën që nga Washingtoni e deri tek Brukseli e me thënë se nuk marr pjesë se po më pengon ky e po më pengon ai është e papërgjegjshme”, ka deklaruar Ahmeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here