Hysaj afër largimit nga Napoli, pas Chelseat interesohet edhe Atletico Madrid

0
14
Skuadra e Napolit dhe mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj janë afër të ndajnë rrugët.

Mbrojtësi i djathtë nuk po gëzon minutat maksimale siç është mësuar vitet e fundit tek Napoli dhe kjo situatë sigurisht se nuk i pëlqen atij.

Skuadra e parë që ka shfaqur interesim për mbrojtësin shqiptar është ajo e Chelsea.

Maurizio Sarri ka punuar më parë me lojtarin dhe dëshiron ta ketë edhe tek Chelsea.

Por, së fundmi interesim për lojtarin ka ardhur edhe nga skuadra e Atletico Madrid, shkruan “Calciomercato.

Lojtari ka refuzuar deri më tani të flas për këtë çështje megjithatë agjenti i tij ka thënë se nëse nuk rritet minutazhi për të atëherë do të kërkojnë largimin.

Mbetet të shihet se ku mbrojtësi i Shqipërisë do ta vazhdojë karrierën e tij. Të dy skuadrat e interesuara janë të nivelit të lartë dhe do të ishte lëvizje e mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here