Ministri gjerman: Në Bruksel do të lobojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën

0
14
Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të këtij shteti, Michael Roth ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Twitter, ai është shprehur se Gjermania do të lobojë fuqishëm që Kosovës t’i hiqen vizat, raporton lajmi.net.

“Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në Tëitter.

Kujtojmë, se në lidhje me liberalizimin e vizave, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron për një vizitë zyrtare në Berlin.

E në lidhje me premtimet e papërmbushura të BE-së për këtë proces, gjatë ditës së sotme është protestuar në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here