Rama: Caka nuk ka folur për ndryshim kufijsh në Ballkan

0
29
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me trupat diplomatikë të vendosur në vendin tonë mbrëmjen e sotme.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës së tij lidhej me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga presidenti Ilir Meta.

“Nuk e kam zgjedhur Gent Cakën as si kosovar dhe as si i ri. Ai nuk ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan. Dua ta bëj të qartë se Shqipëria e mbështet dialogun dhe inkurajon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila të garantohet nga SHBA dhe BE. Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk. Nuk di si mund tua përkthej këtë fjalën maskarallëk”, ka thënë Rama, shkruan lapsi.al

Sipas tij balta e politikës shqiptare ka bërë prezantimin më të rrejshëm për Gent Cakën para se ky i fundit të hapë gojën.

“Me vjen keq që një të riu nga Prishtina që ka aftësi të spikatura intelektuale, ka nisur punën e tij në ministri në një situatë të pazakonshme, Balta e politikës shqiptare ka bërë prezantimin më të rrejshëm për të, para se ai të hap gojën. E kanë sulmuar integritetin e tij se është shumë i ri sepse është shumë i ri se nuk i përket botës së tyre të vjetër, dhe se është shumë i pastër”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here