Trimërohet Brnabiq, i del kundër SHBA-së: Nuk i dëgjojmë kur vjen puna për Kosovën

0
28

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është trimëruar duke thënë se Serbia nuk do të dëgjojë thirrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndalje të lobimit për heqjen e njohjeve për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Gjithnjë derisa ata të lobojnë për njohje të reja, është krejtësisht e drejtë që ne të lobojmë për tërheqje të njohjeve”, ka thënë Brnabiq.

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për dialogun e Brukselit Kosovë-Serbi, duke thënë se nuk është mirë të vazhdohet me konflikt të ngrirë, pasi sipas saj një gjë e tillë do të ndikonte negativisht në zhvillimin e Serbisë.

“Njerëzit duhet të kuptojnë që një konflikt i ngrirë do të thotë destabilitget. Ne nuk mund të ecim përpara. Kush thotë se zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet ta lëmë më vonë, ai ose nuk ka ide, ose nuk ka pasur guxim politik që të provojë për ta zgjidhur”, ka thënë Brnabiq, shkruan tv Happy.

Për të njëjtën çështje dje ka folur edhe ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç. Ai ka thënë se herdokur konflikti i ngrirë me Kosovën do të zgjidhet.

Ndërkohë sa i përket marrëveshjes finale, ka thënë se nëse zgjidhet në atë mënyrë që njëra palë të fitojë gjithçka dhe nëse tjetra humb gjithçka, një gjë e tillë sipas tij do të sillte një konflikt të ri në mes dy shteteve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here