20 vjet nga vrasja e Enver Malokut

0
30

Kryesia e LDK-së sot bën homazhe te përmendorja e Enver Malokut

Sot janë bërë 20 vjet nga vrasja e publicistit dhe anëtarit të LDK-së, Enver Maloku, i cili ishte edhe njeri shumë i afërt me ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Kryesia e LDK-së sot bën homazhe te përmendorja e Enver Malokut, në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë.

Ndërsa, pas homazheve kjo parti organizon Akademi Përkujtimore për Malokun.

Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve të ’90-ta shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve.

Ai ishte vrarë më 11 janar të vitit 1999 në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, nga persona ende të panjohur për drejtësinë kosovare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here