Çfarë i kishte thënë Klopp Coutinhos para se të transferohej te Barcelona?

0
16
Philippe Coutinho një vit më parë finalizoi transferimin e dytë më të shtrenjtë në histori të futbollit, kur për 160 milionë euro kaloi nga Liverpool te Barcelona.

Saga për transferimin e tij në ‘Camp Nou’ ka zgjatur shumë. Barcelona dështoi disa herë për të bindur Liverpoolin gjatë verës së vitit 2017, por oferta prej 160 milionë euro në janar nuk u refuzua nga ‘The Reds’, që po ashtu nuk mundnin të ndalnin dëshirën e Coutinhos për të ndërruar skuadër.

Coutinho me transferimin te Barcelona, realizoi ëndrrën e tij të fëmijërisë.

Lojtari që u bë më i shtrenjti në histori të Barcelonës, një vit pas qëndrimit në ‘Camp Nou’, ka filluar të bëhet pjesë e medieve sportive për një largim të mundshëm, shkaku mungesës së angazhimit maksmilan nga trajneri Ernesto Valverde.

Një situatë të tillë, e kishte paramenduar Jurgen Klopp, që në vitin 2017 kishte tentuar t’i jepte një këshillë yllit të skuadrës së tij atëkohë.

“Qëndro këtu, dhe ata do të të ngritin një statujë për të të nderuar”, ishin fjalët e Klopp për Coutinho.

 

“Nëse shkoni te Barcelona, Bayern Munich apo Real Madrid, ju do të jeni vetëm një lojtari i radhës. Këtu mund të arrini diçka më shumë”.

Këtë sezon te Barcelona, 26 vjeçari Coutinho ka startuar në vetëm nëntë ndeshje të La Ligas, duke shënuar katër gola.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here