Dy dekada nga vrasja e Enver Malokut, LDK shpreson që këtë vit të zbardhet rasti i tij

0
40

Në 20 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe te përmendorja e tij në lagjen “Kodra e Diellit”.

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se gjatë këtij viti duhet të zbulohen vrasësit e Malokut.

“Sot po bëhen 20 vite të vrasjes të veprimtarit, intelektualit, gazetarit. Jeta e tij ka një mesazh të veçantë, sidomos në kohën sa punoi në QIK. Rasti i Enver Malokut duhet të zbulohet, të zbulohen kriminelët. Ne ende nuk kemi informata se kush janë dorasit e Enver Malokut. Shpresojmë që ky do të jetë viti i zbulimit të dorasit”, është shprehur Beqiri.

Enver Malokun në 20 vjetorin e vdekjes e përkujtoi edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai tha se shteti ka obligim ta zbardhë vrasjen e tij, duke shtuar se Maloku “tërë jetën ia kushtoi lirisë”.

“Enveri tërë jetën i kushtoi lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës, me një përkushtim e vendosmëri të pafund. Zbardhja e vrasjes së Enverit është detyrim jo vetëm ndaj tij dhe familjes së tij ose ndaj LDK-së, por është një obligim ligjor, shtetëror e moral ndaj shtetndërtimit të një Kosove ku mbizotëron drejtësia, rendi dhe ligji”, ka thënë Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here