Edi Rama tregon se çfarë raportesh ka me Albin Kurtin pas tensioneve për Cakajn

0
25
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me raportet e tij me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin pas tensioneve të krijuar lidhur me propozimin e tij emërimin e Gent Cakajt në postin e kryediplomatit shqiptar.

Rama në një intervistë në TV Klan ka deklaruar se raportet e tij me Kurtin janë të afërta dhe janë të hapura, megjithatë nuk komentuar deklaratën e VV-së e cila emërimin e Cakajt e quante të gabuar nga Rama.

“Unë kam një raport të afërt dhe kemi shkëmbime shumë intensive dhe të hapura”, ka deklaruar Rama.

Kujtojmë që ditë më parë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka refuzuar ta dekretoj ministrin nga Kosova me arsyetim të mungesës së përvojës. Megjithatë vendimin e Metajt e përkrahu Vetëvendosja.

Ajo përmes një komunikate zyrtare deklaronte se Cakaj kishte qenë ish anëtar i VV-së dhe se sipas tyre ishte kundër qëndrimeve të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here