Kadriu u përgjigjet akuzave të Mimoza Kusari-Lilës

0
20

Emërimi i Shefit të Aeroportit të Gjakovës, ka shtyrë të dytin e Ministrisë së Infrastrukturës e Transportit (MTI) të reagoj kundër akuzave të Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, po i rehaton militantët e vet.

Kadriu nëpërmjet Facebookut thotë se po tregon fakte rreth emërimit, të Drejtor i Aviacionit Civil të Kosovës.

“Mimoza duket se nuk e ka ndërmend ta rimarrë vetën nga humbja e Gjakovës, por për këtë nuk i ka faj as Qeveria Haradinaj, e as Ministri Pal Lekaj. Gjakovarët vlerësuan se ishte konsumuar si politikane dhe kishte dështuar ti ofroj qeverisje të mirë Gjakovës. Është qytetari ai që skanon gjendjen reale, dhe si zakonisht i ndëshkon të papunët”, ka thënë Kadriu.

Ai ka shtuar se emërimi i Esat Berishës si Drejtor i Aviacionit Civil të Kosovës ndoshta edhe mund të ankimohet, por kurrsesi të thuhet se është njeri i Haradinajn e që ai do ta rehatoi atë  si një anëtar të AAK’së.

“Kjo s’ka të bëjë aspak me të vërtetën. Për më tepër, është shpifje. Z.Berisha nuk ka pasur asnjëherë lidhje me AAK’në, dhe as nuk ka tani kur po flas për të”, ka përfunduar Rexhep Kadriu në Facebook.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here