Maqedonia ndryshon emrin, si e komenton Tirana zyrtare

0
21

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, përshëndeti ndryshimet kushtetuese në Maqedoni për të mundësuar ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së arritur në Prespë me fqinjin jugor të saj, Greqinë.

“Votimi përfundimtar i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti maqedonas është një demonstrim i qartë i aftësisë politike për të hapur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar. Urime”, shkroi Bushati.

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet: Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore.

Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here