Mesazhi enigmatik i Neymarit pas lajmeve për rikthimin te Barcelona

0
31
Pas babait të tij, edhe Neymar ka reaguar në Instagram rreth raportimeve të shumta për rikthimin e tij te Barcelona.

Sulmuesi brazilian që në vitin 2017 u bë lojtari më i shtrenjtë në histori duke iu bashkuar PSG-së nga Barcelona, ditëve të fundit është pjesë e spekulimeve për një rikthim në ‘Camp Nou’.

Është Mundo Deportivo që ka raportuar se Neymar po bën të pamundurën për të veshur edhe një herë fanellën e Barcelonës.

Kundër këtyre shkrimeve fillimisht ka reaguar babai i tij, duke i cilësuar si “lajme të rreme”, përcjell ‘lajmi.net’.

Është tani edhe Neymar që ka bërë të njëjtën gjë, duke i cilësuar po ashtu “lajme të rreme”, e duke e paraqitur një fëmijë në tri situata, që ballafaqohet me këto lajme.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here