Pas Presidentit, Rama u “sulet” edhe gazetarëve:

0
11

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar gazetarët dhe analistët të cilët mbështesin vendimin e Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropës.

Rama shkruan se janë shpërndarë kadrinjtë duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë Ilir Meta.

“Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra,nga Andi Kadriu tek Kadri Lubonja e me radhe kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit, duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë IM”, shkruan Rama.

Nëe lidhje me mosdekretimin e kosovarit Gent Cakaj si ministër i Jashtëm sot pati të tjera zhvillime pasi presidenti dhe opozita kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor për verifikimin e figurës së zv. ministrit dhe për faktin se nëse certifikatat e sigurisë janë marrë konform ligjeve të shtetit shqiptar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here