Petrit Selimi i bënë Like statuset e Thaçit të cilat i shkruan vetë

0
17

Petrit Selimi shef i fondacionit të Sfidave të Mileniumit, shumë shpesh i bie të ndërpres punët e tij dhe të shkruaj statuse dhe tweet për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Së fundi presidenti Thaçi ka uruar shtetin e Maqedonisë në llogarinë e tij në Twitter, e që këtë urim dyshohet se ka shkruar Petrit Selimi.

Por përveç që ai ndanë kohë që t’i shkruaj fjalimet dhe shkrimet për presidentin Thaçi, ai edhe i bënë like ata,  raporton Gazeta Insajderi.

Në postimi e fundit të Thaçit, shihet se në mesin e pëlqimeve është edhe ai i Petrit.

Selimi pa dashje kishte zbuluar se ia shkruan edhe postimet presidentit në twitter, pavarësisht se zyrtarisht s’është pjesë e kabinetit të tij.

Në llogarinë e tij në Twitter Thaçi ka uruar dhe Maqedoninë për emrin e ri dhe ka thënë se Shkupi dhe Athina janë duke e ndihmuar Ballkanin Perëndimor për të sjellë paqe.

“Urime për njerëzit dhe qeverinë e Maqedonisë për ratifikimin e ndryshimeve kushtetuese. Shkupi dhe Athina po ndihmojnë të gjithë Ballkanin Perëndimor të sjellin një epokë të re të paqes, pajtimit dhe integrimit në NATO dhe BE”, ka shkruar Thaçi.
Në fund Thaçi ka thënë se është radha e Kosovës për t’i dhënë fund marrëveshjeve me Serbinë.
“Tani është rradha jonë: marrëveshja përfundimtare për Kosovën dhe Serbinë”, ka shkruar Thaçi në fund.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here